“Paratë e shqiptarëve, në parajsat fiskale të mafias së plehrave”

Lulzim Basha ka akuzuar Kryeministrin Rama duke e veshur me përgjegjësi penale për keqmenaxhim të situatës së covid 19.

“Kush ia jep këtë të drejtë Edi Ramës të zgjedhë kush do vdesë e kush jo, ç’a është kjo? A ka krim më të rëndë ndaj qytetarëve”?

Deklaratës së Ramës se paratë qeveria i ruan për një ditë të keqe, kryedemokrati iu kundërpërgjigj me pagesat e thesarit të shtetit të lëvruara në këto 7 muaj për interesa të klientëve të tij.

“Pagesa totale për mafien e plehrave e ka arritur në 13.7 milionë Euro vetëm gjatë kohës së pandemisë. Në qoftë se paratë e shqiptarëve do ti kursesh për ditë të zezë, kjo është dita e zezë. Pse kemi ardhur në këtë pikë? Sepse paratë që duhet të shkonin për të trajtuar të sëmurët me covid, i kanë vjedhur. Krim më i rëndë se ky a mund të ketë ndaj shqiptarëve? Paratë e taksave tuaja i ka marrë dhe i ka çuar te mafia e plehrave. Në kohë pandemie ka vazhduar të vjedhë paratë e shqiptarëve. Është ai personi që vendos që lekët të shkojnë tek inceneratorët po ia paguan mafias së plehrave, këto janë paratë 2 milionë Euro që po i ruan për ditë të zezë por po ia jep mafias”.

Emergjente thotë se është marrja e masave, por në betejën me mafian e plehrave fton edhe mediat duke i kërkuar që të mos heshtin.

“Jemi në emergjencë kombëtare, mos e lejoni propagandën e Ramës, mos e lejoni këtë të papërgjegjshëm të na fusë në kurthin e vdekjeve”.

Për herë të parë Basha paralajmëroi një panoramë edhe më të zymtë të asaj ç’ka pritet nga mosmarrja e masave, duke vënë në shënjetësr të akuzave edhe komitetin e ekspertëve.

“Grupi fasadë për keqmenaxhimin e situates së Kryeministrit. Ky është cunam që po merr përpara jetë njerëzish që janë lënë pa asnjë mbështetje”.

Dhe përgjigjen Kryeministrit, thotë se në 26 Prill do ta marrë në çdo formë qoftë ajo.

“Hakun do e marrë si me votë apo çdo skenar tjetër, largimi i tij është vulosur s’do tallet më me shqiptarët”.

Tv Klan