“Ulim taksat, paga minimale 400 euro”

Premton t’i japë fund tranzicionit, përfshi edhe atë në sektorin e fasonerisë, ku zotohet se në qeverinë e tij ky biznes do të rimëkëmbet, falë një reforme të thellë fiskale. Ndaj dhe si garanci shtesë, me Shoqatën e Bashkuar të Fasonëve, Lulzim Basha firmosi një marrëveshje, duke u zotuar për uljen e taksave.

“Taksa e sheshtë 9%, kontributet 18, heqja e taksës Rama 240 lekë mbi karburantin, janë pjesë e paketës që do të prekë gjithë ekonominë shqiptare e në veçanti ju, por nuk do të mjaftohemi me këtë, marrëveshja përcakton qartë instrumentet që bashkë i kemi negociuar dhe që do të targetojnë, do të shenjtërojnë ndryshimin për këtë industri dhe për punonjësit tuaj.”

Objektiv kryesor tha se ka rritjen e pagës minimale.

“Paga minimale do të jetë 300 euro dhe në vitin e katërt të qeverisje tonë 400 euro. Pa rritur pagat ne nuk mund të avancojmë për të luftuar krizën ekonomike, për të rritur konsumin nuk mund të avancojmë është një nga elementët bazë të konvergjencës për të shkuar drejt Bashkimit Evropian.”

Në ndihmë fasonëve tha se do t’i vijë edhe me grante të Bashkimit Europian, destinacion të cilin e sheh si ambicien e tij politike.

“Vetë procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian do të na japi mundësinë t’ju ndihmojmë edhe ju me skema grantesh, me lehtësime për eksportet tuaja pra janë dy procese që ecin ngushtësisht dhe të ndërthurur me njëri tjetrin por rritja e pagave unë jam shumë i vetëdijshëm se nuk mund të bëhet thjesht me një VKM.”

E që plani ekonomik i Partisë Demokratike të kthehet në realitet, Basha thotë se nevojitet vota për ndryshim e shqiptarëve në 25 prill.

Tv Klan