Teksa shprehu edhe njëherë mbështetjen për protestën e studentëve Lulzim Basha tha se Partia Demokratike kur të vijë në pushtet do ta anulojë ligjin për arsimin e lartë.

Këtë premtim kreu demokrat e ka bërë  edhe kur ligji u miratua në parlament bashkë me kërkesën për ta çuar në Kushtetuese, por ligji në fjale nuk i pa asnjëherë dyert e gjykatës.

Basha ishte sërish në protestën e banorëve të Unazës ku foli për një skemë korruptive me projektin të verifikuar edhe nga hetimet që po bëjnë autoritetet amerikane.

Basha akuzoi sërish kryeprokuroren Arta Marku se nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të marrë në pyetje pronarët e kompanive të përfshira në këtë aferë.

Tv Klan