“T’i përgjigjemi mbrojtjes së Kushtetutës”

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, mbështet tubimin që do të organizohet më 2 Mars nga kreu i shtetit, Ilir Meta.

“Thirrja e Presidentit nuk është për partitë politike, apo për të djathtët apo të majtët, por për qytetarët shqiptarë që të mbrojnë themelin e demokracisë, që është Kushtetuta. Duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura. Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti”, shkruan Basha në rrjetet sociale.

Ai thotë se vendi gjendet në një krizë të thellë kushtetuese, krahas krizës ekonomike që të gjithë shqiptarët e përjetojnë përditë.

Tv Klan