Lulzim Basha u shfaq sërish në krah të banorëve të Astirit, banesat e të cilëve preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe.

Kreu i demokratëve si kurseu akuzat në adresë të Kryebashkiakut Veliaj, teksa solli në vëmendje dy VKM të miratuara në vitet 2011-2012, që mundësojnë shpronësimin me vlerën e tregut për familjet që preken nga prishja. Projektin e cilëson të paligjshëm, ndaj dhe prishja e banesave thotë se është dy herë vija e kuqe për Partinë Demokratike.

Por kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka sqaruar se etiketimi “shpellarë” ishte pikërisht për deputetët e opozitës, që sipas tij, sulmuan policët bashkiakë gjatë protestës të së martës.

Veliaj sqaron se shpronësimet në këtë zonë do të bëhen 100% për pronat e ligjshme, ndërsa do të ketë bonus qiraje për ndërtimet pa dokumentacion, edhe pse shumica e ndërtimeve janë lavazhe dhe objekte 8 kate të palegalizuara.

Tv Klan