Propozon plan 3 pikësh për daljen nga situata

Edhe pse refuzoi t’i përgjigjet ftesës së përsëritur të Kryeministrit Rama për tu ulur bashkarisht në zgjidhjen e situatës së shkaktuar nga tërmeti i së martës, Luzlim Basha u shpreh i gatshëm të mbështesë çdo përpjekje të qeverisë për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tragjedia.

 “Gjendja tragjike e këtyre njerëzve kërkon angazhim konkret, jo poza e teatër. Ne mbështesim çdo përpjekje që iu vjen në ndihmë këtyre njerëzve. Tani nuk është koha për shfaqje, fotografi. Ne mbështesim çdo përpjekje të qeverisë dhe të çdokujt tjetër për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve, ne do bëjmë gjithçka kemi në dorë për ta. Tani është koha për veprime të mirëkoordinuara urgjente që të vlerësohet gjendja e banesave dhe t’iu garantohet strehim njerëzve.”

Gjatë një takimi që pati me banorë të lagjes nr7 në Durrës, kreu i opozitës tha se emergjente del zbatimi i një plani tre pikësh të cilin kishte diskutuar me  500 specialistë, ekspertë e inxhinierë për të përshpejtuar procesin e vlerësimit.

Unë propozoj një plan me 3 pika: së pari organizimin e këtyre inxhinierëve për të përshpejtuar procesin e vlerësimit të banesave; së dyti vlerësimi me urgjencë dhe ndarja e banesave në të banueshme dhe të pabanueshme; e treta është të përdoren fuqitë që ka qeveria në gajendjen e fatkeqësisë natyrore për të anuluar afër 150 dollarë në buxhet të planifikuar për 10 oligarkë dhe këto t’iu vijnë në ndihmë banorëve.”

Një nga problemet e ngrtirura nga ekspertët sizmiologë është që Shqipëria nuk e ka të plotë rrjetin e saj sizmik, nuk ka financimet e duhura dhe se Instituti i Sizmiologjisë është përjashtuar nga oponenca sizmike e ndërtimeve.

Tv Klan