Basha mbledh aleatët

Basha mbledh aleatët

19:30 05/09/2019

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbrëmjen e kësaj të enjteje ka mbledhur në një takim në selinë blu krerët e partive aleate mbrëmjen e kësaj të enjteje.

Ky takim i Lulzim Bashës me krerët e partive opozitare vjen një ditë pas publikimit të raportit të OSBE-ODIHR për procesin e 30 Qershorit, dhe pas një takimi që kryedemokrati ka pasur me drejtorin për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, në përpjekje të zyrtarit amerikan për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Opozita tashmë ka kushtet e saj të panegociueshme, krijimin e një qeverie tranzitore, largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe atyre parlamentare në të njëjtën datë. /tvklan.al

Të ngjashme
UKT