Kryedemokrati Lulzim Basha pritet që të ketë një komunikim për mediat gjatë orëve të pasdites. Sipas asaj që raporton Klan Neës, në fokus të kësaj deklarate pritet të jetë rezultati i këtij procesi zgjedhor. Në orën 18:30 minuta, Basha ka thirrur në një takim edhe drejtuesit e qarqeve.

Partia Demokratike deri në këto momente numëron 59 mandate në rang vendi, shifër që nuk pritet të ndryshojë me numërimin e kutive të fundit të mbetura në Tiranë dhe Durrës.

Teksa Kryeministri Edi Rama do të shpallë fitoren, mesa duket Basha do të pranojë humbjen. Ndonëse në këto situata gjithçka pritet, vlen për t’u përmendur që deri më tani në këto zgjedhje nuk ka pasur kontestime të rezultatit./tvklan.al