Xhelal Mziu: Nuk e lëshoj kurrë zyrën

Me shpërndarjen e këshillave bashkiakë nga Kolegji Zgjedhor kryebashkiakët e rinj do të duhet të betohen për të marrë detyrën e re. Por pushtetarët lokalë të opozitës në ikje thonë se nuk kanë ndërmend t’i lirojnë zyrat e tyre.

Pas një takimi që patën në selinë blu me Lulzim Bashën ata thanë se do të dalin prej andej vetëm pasi të bëhen zgjedhje legjitime.

Në të njëjtën linjë me ta ishte pak ditë më parë edhe kreu i opozitës Lulzim Basha, ndonëse Partia Demokratike nuk ka një vendim zyrtar ende.

Duke i  konsideruar të pavlefshme, antikushtetuese dhe antilgjore votimet e 30 Qershorit, Basha tha se Kryetaret legjitime te  Bashkive do të qëndrojnë në detyrë derisa në vend të mbahen zgjedhje të rregullta e demokratike. Por në kushtet kur gjykata përmes Kolegjit Zgjedhor ka dhënë mandatet duke i hapur në këtë mënyrë rrugën mbledhjes së parë të këshillave bashkiakë dhe betimit të kryetarëve të rinj për çdo njësi vendore nuk dihet nëse kryedemokrati do ta fitojë këtë bast me të tijtë.

Tv Klan