Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur në selinë blu partitë aleate të opozitës. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi një vendim të përbashkët se si do të vijojë aksioni opozitar kundër qeverisë.

Mësohet se ende nuk është arritur në një konkluzion përfundimtar, ndërsa ditën e hënë do të ketë sërish një mbledhje për të unifikuar qëndrimin e të gjitha partive opozitare.

Një ditë më parë opozita protestoi për disa orë përpara ministrisë së Brendshme dhe në sheshin Nënë Tereza, ku kërkoi largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pas denoncimeve që ajo ka bërë për implikim të vëllait të tij në trafik droge.

Tv Klan