“Kemi një plan për të ndihmuar biznesin”

Nga Njësia 7, teksa dëgjoi shqetësimet e qytetarëve dhe bizneseve të zonës kryedemokrati Lulzim Basha tha se gjendja është e rëndë por qeveria e tij që do të dalë pas zgjedhjeve ka një plan që shpëton ekonominë nga rrënimi.

“Ne kemi dalë më një plan për të ndihmuar biznesin. Se po qe biznesi mirë do jenë gjithë njerëzit mirë, do jenë punonjësit mirë, do jenë familjet e tyre mirë, mirë do jenë të punësuarit”.

Ai theksoi se me qeverinë e re biznesi nuk do ta shikojë më shtetin si kundërshtar.

“Ju që punoni me djersën e ballit dhe nuk keni parë një ditë të bardhë këto 8 vite, që jetoni me frikën dhe terrorin e shtetit, nesër do ta keni shtetin në krahun tuaj nuk do ta keni kundër siç e keni pas deri sot”

Një përgjigje e kishte edhe për kryeministrin Edi Rama dhe qeveritarët e tjerë, të cilët i akuzoi se janë pasuruar duke grabitur shqiptarët dhe pasuritë publike.

“Ka 8 vite që qeveria s’ka bërë asnjë gjë për këta njerëz, absolutisht asgjë. E del tani që po i vjen fundi e thotë edhe unë s’jam i kënaqur. Në fakt vetëm ai dhe një grusht njerëzish duhet të janë të kënaqur se kanë fituar miliona në kurriz të shqiptarëve”.

Ndaj ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin të shumtë në zgjedhje për të rrëzuar me votë qeverinë aktuale dhe për t’i dhënë një shpresë Shqipërisë.

Tv Klan