Prezanton planin ekonomik për daljen nga kriza

Situata ekonomike dhe plani i Partisë Demokratike për nxjerrjen e vendit nga kriza, ishin dy nga çështjet që kreu i opozitës Lulzim Basha diskutoi me përfaqësues të Dhomës Gjermane të Tregtisë.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga zyra e shtypit të Partisë Demokratike, përfaqësuesit e Dhomës Gjermane të Tregtisë janë shprehur me shqetësim për klimën negative në ekonomi, mungesën e konkurrencës dhe transparencës, zvarritjet, burokracinë, korrupsionin, pasigurinë për investimet, ndryshimet e shpeshta të politikave fiskale si dhe konkurrencën e pandershme.

Gjatë takimit, Basha ka shpalosur edhe planin ekonomik për daljen e vendit nga kriza, përmes të cilit PD synon punësim, mirëqenie për shqiptarët, vendosjen e taksës së sheshtë dhe heqjen e taksës shtesë të karburantit.

Tv Klan