Milling: Të presim si Kryeministër në Londër

Pas  Zv. Presidentit të Komisionit Europian një tjetër mbështetje vjen për kreun e opozitës Lulzim Basha nga konservatorët e Kryeministrit britanik Boris Johnson.

Në një takim që zhvilloi online me kryetaren e Partisë Konservatore Amanda Milling dhe këshilltarin e bordit të tregtisë, Daniel John Hannan, ata u shprehën se tek fitorja e demokratëve shohin një orientim perëndimor për Shqipërinë.

“Unë e mirëpres gjithmonë shkëmbimin e eksperiencave midis nesh, pasi kemi mundësi të mësojmë nga njëri-tjetri. Të urojmë fitoren dhe të presim si kryeministër në Londër”.

 “Pres me padurim t’ju mirëpresim në Londër si kryeministër i një Shqipërie të lire, me ekonomi të lirë dhe me një orientimin perëndimor. Ndaj për të gjithë ju, forca deri në 25 prill dhe gjithë suksesin e mundshëm”

Basha u shpreh se motoja e Partisë Demokratike në fushatë bazohet tek nevoja për ndryshim, përmes së cilës Shqipëria të jetë në gjendje të garantojmë rritje ekonomike dhe të ecë e sigurt drejt anëtarësimit në BE.

“Dhe për këtë ne kemi përgatitur një plan të detajuar. Në thelb të këtij plani është përmirësimi i klimës së biznesit, taksa e sheshtë 9%, ulja e taksave për të gjithë njerëzit dhe bizneset, çka do të ndikojë në veçanti te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që janë shumica dërrmuese e ndërmarrjeve në Shqipëri”.

Sipas kryedemokratit këto masa nevojiten për ta bërë sa më miqësore klimën e biznesit ndaj investitorëve britanikë dhe atyre europiane.

Tv Klan