“Rama bredh si cirk shëtitës për një grusht vaksinash”

Rama dhe ministrat e tij janë shndërruar në një cirk shëtitës, tha Lulzim Basha, duke akuzuar kreun e ekzekutivit se po fsheh të vërtetën nëpërmjet demagogjisë me vaksinat. Mjekëve që kishte thirrur në selinë e PD u tha se paratë që duheshin për t’i mbështetur, shkojnë për propagandë.

Mënyra e menaxhimit të pandemisë nga qeveria, sipas Bashës, ka çuar në krizë financiare. Kritikë e kanë cilësuar situatën e Covid edhe mjekët e pranishëm në panel.

Për kryedemokratin, zgjedhjet e 25 Prillit do e nxjerrin fitimtar, ndaj edhe tregoi planin që do të ndjekë për përballimin e pandemisë së Covid-19. Duke e konsideruar vendin pa qeveri, kryedemokrati apeloi që të gjithë qytetarët të zbatojnë masat anti-Covid për të mbrojtur veten deri në 25 Prill.

Tv Klan