Kreu i PD: ndarja e re administrative do të bëhet me referendum, Rama është frikacak

Kryedemokrati Lulzim Basha u ndal në Tiranë për të vijuar takimet elektorale me qytetarët. Gjatë një takimi me gratë në Dajt, Basha premtoi se qeverisja e PD-së do ta fusë ekonominë në një cikël pozitiv, ndërsa akuzoi Ramën se kopjon programin e PD.  Ai tha se do të ketë rritje pagash në çdo sektor të ekonomisë si dhe nuk do të ketë më paga minimale nën 300 euro.

Nga Baldushku, Basha tha se ndarja e re territoriale e vendit do të behet me referendum, qe të sjellë përfitime për fermerët në Shqipëri.

Basha e ftoi përsëri në debat kryeministrin Edi Rama. Lideri i demokratëve ftoi dhe socialistët e zhgënjyer që të votojnë Partinë Demokratike, si e vetmja forcë politike që nuk do të bëjë diskriminime për shkak të bindjeve politike.

Klan News