Basha: Taksa 9%, shtylla kurrizore e ekonomisë

Heqja e taksimit progresiv dhe vendosja e taksës së sheshtë prej 9 për qind do jetë një nga ndëryrjet më të rëndësishme që do të bëj Partia Demokratike nëse fiton zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, ndërsa akuzon kryeministrin Rama se ka rritur taksat më shumë se çdo qeveri tjetër më parë, shprehet se taksa e sheshtë do ti vijë në ndihmë qytetarëve shqiptar dhe do të ndihmojë në forccimin e shtresës së mesme në vendin tonë.

Taksa e sheshtë 9% është një rrugë përmes së cilës ne do të konsolidojmë shtresën e mesme të shoqërisë. Ajo është shtylla kurrizore e një ekonomie të shëndetshme dhe të qëndrueshme në qytet dhe fshat”, shkruan Basha.

Por ai thekson se kjo është vetëm një nga mënyrat se si do të synohet të fuqizohen ata që punojnë dhe të lulëzojnë bizneset. 

Ne do e rishikojmë të gjithë paketën e taksave aktuale për t’ia lehtësuar procedurat bizneseve dhe investitorëve vendas dhe të huaj”, shprehet kryedemokrati në reagimin e vet.

Tv Klan