“Shëndetësia në kolaps, pritet situatë edhe më kritike”

Vetëm pak minuta pas protestës së studentëve kundër mësimit online, Lulzim Basha u shfaq në Qytetin “Studenti “ duke akuzuar kryeministrin Rama për papërgjegjshmëri.

“Ka treguar një mungesë totale ndjeshmërie, arrogance sepse të gjithë keni bërë shpenzime përpara se të fillonte viti shkollor. Miliona euro më thonë kanë kushtuar po t’i mbledhim bashkë paratë e qirave, dhe të gjitha të tjerave që keni bërë”.

Kryedemokrati foli për përkeqësim të gjendjes javët në vijim, duke I kërkuar qeverisë të marrë urgjentisht masat e nevojshme.

“Jo spitalet publike që janë në kopals, por dhe klinikat private janë në kolaps për shkak të fluksit të rritur”.

Sipas kryedemokratit kjo situatë mund të ishte parandaluar nëse paratë e shqiptarëve nuk do të shkonin në xhepat e mafies së plehrave.

“Kjo kohë u harxhua duke i marrë lekët e taksave të shqiptarëve dhe duke i çuar ato në parajsat fiskale”.

Basha u premtoi studentëve se me qeverinë e djathtë universitetet do të jenë të pavarura dhe se për 10 mijë të rinj do të ketë stazhe të paguara.

“Ata që vijnë me të ardhura mbi 640 milionë Lekë do t’u përgjysmohet tarifa. Do të keni mundësi për stazhe të paguara”.

Në orët e pasdites kreu i opozitës u takua edhe me pedagogë, të cilit i thanë se për kalimin e mësimit online, Komiteti Teknik nuk u konsultua me Universitetet.

Tv Klan