“Është koha për rrotacion. Plani ynë taksa të ulta”

Një mandat të tretë qeverisës për Edi Ramën, Lulzim Basha e sheh rrënues për ekonominë dhe të ardhmen e shqiptarëve.

“Mos ndryshimi do kishte pasoja fatale. Përsëritja e të njëjtin gabim me të njëjtin rezultat është marrëzi, nisi në 2013, vazhdoi me tepsi e timon. Tani është koha për ndryshim”.

Ndryshimi thotë se motivohet nga dështimi i qeverisë dhe braktisja e premtimeve në këto 8 vite të qëndrimit në pushtet të Kryeministrit Rama.

“Kështu nuk vazhdohet me duhet ndryshim politik, kriza është thelluar, I gjithë buxheti në duart e oligarkëve. 8 vjet me premtime të pambajtura dhe të gjithë kërkojnë ndryshim”.

Por ngjitja në karrigen e Kryeministrit tha se e vë përpara një përgjëgjësie që dikton rimëkëmbjen e ekonomisë, ndaj në planin ekonomik të Partisë Demokratike përpara studentëve të Universitetit të Bujqësisë premtoi një program fiskal me taksa të ulta.

“Ata premtuan 3 vjet më parë heqjen e akcizës për naftën. Katër muaj para se të largohen nga pushteti. Heqja e traut në Rrugën e Kombit dhe çmontimi i monopoleve, taksa të ulëta burokraci e reduktuar dhe minimizuar”.

Si pjesë të zhvillimit ekonomik, Basha tha se pas ardhjes në pushtet, qeveria e tij i sheh si dy sektorë kyç për hapjen e vendeve të reja të punës.

Tv Klan