Basha: Mund të thoni çfarë të doni për mua, por vetëm një gjë jo…



Basha: Mund të thoni çfarë të doni për mua, por vetëm një gjë jo…

10:15 12/02/2021

Kryetari i Partisë Demokratike ka zhvilluar një takim me përfaqësues të agjencive turistike në Durrës ku ka prezantuar programin e demokratëve për turizmin.

Gjatë bashkëbisedimit me ta, kreu i selisë blu ka folur edhe për investimet në Portin e Durrësit, dhe është zotuar se do të luftojë krimin e organizuar në këtë sektor.

“Mund të thoni çfarë të doni për mua, ta thoni lirshëm sot edhe nesër, se nuk jam natyrë hakmarrëse por një gjë nuk e thoni dot, as kam qenë kurrë i lidhur me krimin, përkundrazi kam një rekord të suksesshëm të luftës kundër krimit që ju ka sjellë të gjithë juve një avantazh që nuk e ëndërronit para vitit 2010, heqjen e vizave.. Porti i Durrësit do të dalë nga duart e krimit të organizuar dhe klaneve qeveritare të lidhura me të. Porti i Durrësit do t’i kthehet në radhë të parë Durrësit dhe në radhë të dytë Shqipërisë. Për këtë keni zotimin dhe angazhimin tim. Nesër Porti i Durrësit do të jetë i Shqipërisë, jo i krimit të organizuar as, i klaneve qeveritare të lidhura me të”, tha ndër të tjera Lulzim Basha. /tvklan.al







Të ngjashme