Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur Guljelm Radoja, i cili humbi bejetën me Covid-19.

Në një reagim në rrjetet sociale, Basha shkruan se ndarja nga jeta e aktorit Radoja është humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare.

“Me hidhërim të madh mora lajmin për ndarjen nga jeta të artistit të madh Guljelm Radoja. Largimi nga jeta i artistit të madh shqiptar është humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare.

Guljelm Radoja e humbi betejën e parë të jetës së tij por la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme njerëzore dhe artistike, ishte një frymëzim për qindra të rinj e qytetarë që donin dhe duan lirinë, të drejtën e dinjitetin. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen e tij, miqtë dhe të afërmit. Guljelm Radoja do të mbetet përjetë mes nesh. U prehtë në paqe”, shkruan Lulzim Basha. /tvklan.al