“Heshtja nuk është naivitet, por bashkëpërgjegjësi”.

Me këtë ftesë dhe sfidë për të folur, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu drejtua ndërkombëtarëve pak orë përpara deklatave të SHBA dhe BE, pa e ditur se do të merrte kritika të forta prej tyre, për qëndrimin që mbajti opozita në takimin e nivelit të lartë të së hënës.

Kreu i PD -së tha se ishte i hapur që të votonte në parlamenut draftin që kishte marrë pëlqimin e Komisionit të Venecias.

“Dua t’i bëj një thirrje sot, të votojë drejtësinë kështu siç e kemi rakorduar. Mos e blloko integrimin. Kështu siç është reforma është gati. Së dyti, opozita ka pranuar një nga versionet e Venecias për moskapjen. Këto garanci i pranojmë. Asgjë më pak se kjo nuk do të pranojmë. Nëse ka një sistem që ofron më shumë garanci sesa ky që ne kemi zgjedhur në bazë të propozimeve të Venecias jemi gati ta pranojmë.”

Megjithatë Basha i qëndroi kërkesës për të mos lejuar një sistem që lejon kapjen e sistemit të Drejtësisë.

Këto deklarata Basha i bëri në një tryezë anti – korrupsion të organizuar nga Partia Demokratike.

Tv Klan