“Nuk ka asnjë lloj formule që e shpëton Ramën nga humbja”

Për Lulzim Bashën miratimi i Kodit të ri Zgjedhor nga mazhoranca është antikushtetuese dhe në kundështim me marrëveshjen e 5 Qershorit. Ndaj si i tillë opozita do ta kontestojë me çdo mënyrë.

Sipas Bashës, ky hap është tregues i frikës që ndjen Edi Rama për zgjedhjet e 25 Prillit, që me bindje shprehet se do t’i humbasë thellësisht.

“Nuk ka formulë që do ta shpëtojë Edi Ramën nga ndëshkimi i merituar popullor. Vetëm për premtimet e pambajtura Edi Rama do të largohet me një votë peblishitare nga qeveria. Çdo hap anitkushtetues në kundërshtim me rekomandimet e ODIHR në kundërshtim me 5 Qershorin do të kontestohet, por po ju them që nuk ka formulë ta shpëtojë këtë bandë nga ndëshkimi i njerëzve”, tha Basha.

Deklaratat Basha i bëri nga rruga “Myslym Shyri” në Tiranë, ku takoi disa tregtarë të zonës, të cilët i njohu me paketën me 5 pika të propozuar nga opozita për të përballuar pasojat e pandemisë së koronavirusit.

Tv Klan