Kreu i demokratëve marrëveshje me PAK: Zotohem për mbështetje pas 25 Prillit

Hapja e negociatave me Bashkimin Europian në 100 ditët e para të qeverisë së Partisë Demokratike është zotimi kryedemokratit, Lulzim Basha.

Në takimin e zhvilluar me profesionistë të lirë në njësinë 7 në Tiranë, Basha premtoi se me qeverinë e demokratëve taksat nuk do të rriten.

“Angazhimi im personal është që kjo paketë taksash nuk do të ndryshojë. Nuk do të ketë shtim të taksave. Sigurisht, nëse hapësira ekziston për ulje të taksave do të veprohet në këtë drejtim. Nesër e tutje, të mos jetë në gjendje të marrë masa arbitrare. Hapja e negociatave brenda 100 ditëve, është zotimi i qeverisë që ju do të votoni me 25 Prill, qeverisë së ndryshimit dhe imi personalisht si kryeministër i ardhshëm pas 25 Prillit”, tha Basha.

Basha nënshkroi dhe një marrëveshje bashkëpunimi  me shoqatat e Personave me Aftësi të Kufizuara e cila do të zbatohen nëse Partia Demokratike merr drejtimin e qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare te 25prillit.

“Tani ju ftoj ta konkludojmë këtë punë disa vjeçare duke vendosur nënshkrimin tonë e tuajin në këtë marrëveshje. Angazhimi ynë nuk do të jetë thjesht dhe vetëm ai që materializon, mishëron, të njejtin ndjeshmëri dhe kujdes si çdo qeveri europiane, ndaj personave me aftësi të kufizuara, por që e kthen këtë edhe në vepra konkrete përmes financimeve publike dhe tërheqjes dhe financimeve të BE”, u shpreh ai.

Kreu i demokratëve tha se me këtë marrëveshje plotësohet një nga standardet europiane për integrimin e personave me aftësia të kufizuar në shoqëri si përfshirjen e tyre në role vendimmarrëse.

Klan News