“Dëmshpërblim për banesat dhe bizneset e shembura”

Ndonëse axhenda e tij parashikonte disa takime elektorale në Durrës, kryedemokrati ndalesën e parë për festën e Pashkës e dha nga Kisha e Jubës nga ku uroi besimtarët katolikë.

“Qoftë një fillim i ri jo vetëm për besimtarët katolik për vëllezërit e motrat e besimit katolik por për të gjithë shqiptarët. Me shëndet e gëzuar për shumë vjet pashkët!”

Në takimin që pati me banorë të dëmtuar nga tërmeti, Basha u zotua se qeveria e tij do të vijojë procesin e rindërtimit, teksa akuzoi Kryeministrin Rama se ka lënë në qiell të hapur me qindra banorë.

“Janë grabitur tokat e shkollave për të bërë pallate, janë zhvendosur pronarët e tokave”.

Më herët Basha u takua edhe me banorë të Unazës së Re në Tiranë, me të cilët në Gusht të 2019 nënshkroi një marrëveshje. Këta të fundit I kërkuan pas ardhjes në pushtet anulimin e projektit për devijimin e lumit të Lanës.

“Do t’i qëndroj pikë për pikë marrëveshjes me të gjitha familjet e cenuara nga afera korruptive e Unazës së Re. Paratë që do t’ju paguhen me vlerën e tregut për pronat e prishura me padrejtësi.”

Ndërsa në një takim me të rinj të kësaj zone, kryedemokrati  u ndal edhe tek fatura prej 110 milionë Euro që qeveria shqiptare duhet t’i paguajë biznesmenit italian Becchetti për shkak të humbjes në arbitrazh. Basha tha se një nga ligjet e para që do të kalojë pas 25 prillit është që këto para do t’i nxjerri nga çdo pasuri e pushtetarëve që shkaktuan këto dëme të tilla.

Tv Klan