Negociatat, Rama duhej të kishte dhënë dorëheqjen

Posta

Negociatat, Rama duhej të kishte dhënë dorëheqjen

19:09 18/10/2019

Shqipëria ka bërë hapa pas, ndaj na u shtuan kushtet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se dështimi për mos-hapjen e negociatave është i qeverisë dhe jo për shkak të përplasjeve mes Francës dhe Gjermanisë. Për këtë thotë, ai, Kryeministri Rama duhej të kishte dhënë dorëheqjen.  

“Dokumenti gjerman është udhërrëfyesi për hapjen e negociatave. Ne donim një rezultat ndryshe sot, por nuk prisnim më mirë sesa vendimi i Bundestagut për të marrë një Po pa kushte, siç mund të kishte marrë Maqedonia. Kushtet ishin 5, u bënë 7, u bënë 9, sepse Shqipëria po bën hapa prapa. Dy kushtet e reja të Bundestagut kanë të bëjnë me procedimin penal të personave për blerjen e votave dhe zgjedhje sipas një kodi të miratuar me konsensusin e forcave politike. Shkaku është se kryeministri aktual vuri fatin e tij, të kriminelëve dhe oligarkëve të tij mbi fatin europian të Shqipërisë”, tha Basha.

Basha tha se ka një përpjekje për ta shitur atë të sotmen si një përplasje mes vendeve të BE dhe jo si një keqqeverisje. “Në këtë gjendje nuk ta hap askush derën e negociatave. Këtë ta thotë edhe qytetari më i zakonshëm në fshatin më të largët, sepse vendi nuk po qeveriset, por po sundohet. Kjo është e vërteta.”

Në lidhje me komentet e kryeministrit Rama këtë të premte, Basha tha se “1 orë e gjysmë që sapo kaloi ishte harxhimi më i madh i kohës për këdo që e ndoqi. Unë nuk pata nevojë, sepse e di çfarë propagandon. Sapo kam mbërritur nga Berlini me informacionet më të freskëta në lidhje me këto çështje.”/tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi