Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet në qytetin e Elbasanit për të vijuar me turin e tij në këtë fushatë elektorale.  

Ai është pritur nga shumë qytetarë të cilët qëndronin të grumbulluar pavarësisht se nuk zbatonin masat e pandemisë.

Duke i falënderuar për mikpritjen, Basha tha se ora e ndryshimit për çdo fëmijë shqiptarë, për çdo familje shqiptare po afron.

“Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra të Elbasanit! Dita ka nisur e bukur dhe me diell, në Peqin dhe Dumre, por do të mbyllet me bereqet në Elbasan. Zemra e historisë së arsimit shqiptarë, kthehem sot për të diskutuar me përfaqësues të arsimit shqiptarë një plagë që e ndieni në zemrat e familjet tuaja. Reforma e thellë arsimore që do të ndërmarrim, nuk ka vend më të përshtatshëm se Elbasani i Normales, Elbasani i arsimit, Elbasani i dijes dhe i kulturës, për të patur këtë diskutim me mësuesit tanë, me prindërit e dytë të fëmijëve tanë me një zotim: 25 prilli do të jetë ditë ndryshimi për çdo fëmijë shqiptar, për çdo familje shqiptare! Faleminderit për këtë pritje të mrekullueshme! Ora e ndryshimit po afron! Fitore”, tha Basha. /tvklan.al