Premton klimë të re biznesi

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar takime elektorale me qytetarët në Fier. Me flamuj kuq e zi dhe të PD-së, simpatizantët e kanë pritur Bashën në rrugët hyrëse të qytetit.

Basha ka kërkuar nga përkrahësit e tij që të respektohen masat anti-covid pasi në sheshe kishte një numër të lartë qytetarësh që qëndronin shumë pranë me njëri-tjetrin.

“Plani i opozitës është që të bëjë të mundur stabilizimin e gjendjes ekonomike, që të mos detyroheni të mbyllni qepenat”, u tha fierakëve lideri demokrat Basha.

Ai ju premtoi qytetarëve një klimë të re për biznesin ku përfshihet ulja e çmimit të naftës, çlirimi i qytetarëve nga çdo stres dhe çdo problem i këtyre 8 viteve.

“Era e ndryshimit po vjen. Një ndryshim pozitiv. Një çlirim shpirtëror nga stresi që na ka përfshirë këto 8 vite, një çlirim nga depresioni. Kur shpirti juaj mbushet me besim, me shpresë se një e nesërme më e mirë po troket, se 25 prilli do të jetë një ditë e mirë për çdo shqiptar”, tha Basha.

Klan News