Turin e takimeve që i paraprijnë protestës së 16 Shkurtit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e nisi me të rinjtë nga qyteti i Kavajës.

E vetmja mënyrë për t’i kthyer legjitimitetin parlamentit sipas Bashës është dekriminalizimi i zgjedhjeve, ndaj dhe çdo reformë që nuk e garaton këtë proces e cilëson të pavlerë.

Thirrjen për bashkim e ripërsëriti edhe gjatë aktivit të degës së PD-së së Kavajës, teksa ftoi shqiptarët që në 16 Shkurt të ngrihen për të larguar kryeministrin Rama dhe për t’i hapur rrugën një qeverie tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

 “Kam ardhur tu them që të bëjmë një tjetër rrethim në 16 Shkurt. Ta rrethojmë tradhtinë e pabesinë e ti tregojmë Europës që Rama ka rënë e do largohet një orë e më parë. Një popull që nuk proteston, duhet zgjim”.

Të njëjtin mesazh adresoi gjatë paradites edhe ish-Kryeministri Berisha pas mbledhjes së grupit.

“Rama, do ikë…”

Krahas betejës në sheshe, demokratët do të vijojnë marrëdhënien e kushtëzuar me parlamentin. Deputetëve të tij në mbledhjen e grupit Lulzim Basha i kërkoi që të jenë të pranishëm në ato komisione parlamentare  ku do të ketë kalendar për çështje sensistive që ka të bëjë me qytetarët, mes të cilave edhe ajo për anulimin e ligjit për arsimin e lartë. Nga mbledhja e grupit, kreu i demokratëve kërkoi ngritjen e një grupi pune për ligjin e arsimit dhe njëherazi ftoi ish-ministra të arsimit, deputetët e pedagogë që të kontribuojnë në hartimin e platformës për arsimin.

Tv Klan