“Po luftojmë për transformimin rrënjësor të Shqipërisë”

Nga Kongresi i Partive Popullore Europiane, Lulzim Basha tha se e vetmja e ardhme e Shqipërisë është përspektiva europiane.

“Shqipëria sot gjendet në një udhëkryq. Ne nuk mundet të përballojmë çmimin e lartë të katër vite të tjera si këto që lamë pas. Shqipëria meriton një të ardhme më të mirë. Shqipëria meriton një të ardhme europiane.Dhe me mbështetjen tuaj, kjo është ekzaktësisht ajo që ne do të arrijmë”.

Kryedemokrati foli me shqetësim për krizën, që sipas tij vendi po kalon si pasojë e keqqverisjes dhe rrugët e daljes prej saj.

“Edhe pse qeveria aktuale dështoi në përmbushjen e këtij vizioni, është jetike që ju të jeni të vetëdijshëm se ka një anë tjetër të medaljes. Ajo për të cilën ne po luftojmë në Shqipëri është një transformim rrënjësor, në të njëjtë linjë me shpirtin dhe synimet e shqiptarëve. Ne jo vetëm që kemi bindjen se duhet ta reformojmë vendin tonë që të ecim përpara. Por ne besojmë se reformat duhet të jenë të modelit europian. Me standarde europiane”.

Kreu i opozitës tha se vendit i duhet një qeveri e re që të jetë nën shërbim të interesit të qytetarëve dhe për këtë Basha u shpreh se Partia Demokratike ka një plan konkret për daljen nga kriza dhe rimëkëmbjen e ekonomisë.

Tv Klan