“Shumica e shqiptarëve kërkon të largojë Ramën”

I bindur në fitoren e 25 Prillit kandidati për kryeministër i opozitës Lulzim Basha edhe pse koha po shtrëngon ende nuk e ka gati vendimin nëse në këtë garë do të hyjnë me një listë të vetme me LSI apo si dy koalicione të ndryshme. Të paktën ai nuk pranoi ta bëjë publik pavarësisht insistimit të gazetarëve që ishin përballë tij në studion e Blendi Fevziut në “Opinion”.

Edhe për listat e kandidateve për deputetë nuk zbulon shumë, por shpjegon formulën që do të funksionojë për përfshirjen e figurave të skualifikuara nga komisioni i vlerësimit të ngritura për këtë proces.

Nuk zbulon as qarkun ku do të kandidojë vetë apo ish-kryeministri Berisha ndërsa rendit arsyet përse opozita hoqi dore nga kërkesa kryesore që e çoi deri në djegien e mandateve, protestave të dhunshme dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale, largimi kryeministrit Rama si garanci për zgjedhje të pamanipuluara.

Basha thotë se Rama s’ka asnjë bilanc në 8 vite ndryshe. Por kur pyetet për bilancet personale si ministër dhe kryebashkiak, Basha hedh poshtë akuzat se ato  kanë qenë negative dhe këtu ndalet dhe të marrëveshja e detit dhe premtimi për ndërtimin e rrjetit për lëvizjen me tram në Tiranë.

Tv Klan