Basha në protestën e banorëve të Astirit

Posta

Basha në protestën e banorëve të Astirit

20:39 13/10/2019

“Në shkelje të Kushtetutës Rama, jo banorët”

Protestës së banorëve të Astirit iu bashkua pasditen e së dielës edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai tha se në shkelje të Kushtetutës është Edi Rama dhe jo banorët e Unazës së Re.

“Europa e do Shqipërinë. Europa i do shqiptarët. Dështimi i sotëm nuk është dështimi i asnjë shqiptari të ndershëm, nuk është dështimi i Shqipërisë. Është dështimi i një njeriu që ka marrë peng Shqipërinë. Ky dështim mban vulën dhe firmën e të njëjtit njeriu që firmosi dhe vulosi aferën korruptive tek Unaza e Re, që firmosi dhe vulosi vjedhjen e zgjedhjeve. Pa u hetuar dhe pa u çuar para drejtësisë Edi Rama dhe gjithsecili prej bashkëpunëtorëve të tij nuk ka dhe nuk mund të ketë Shqipëri europiane.”

Për më shumë se një orë është bllokuar qarkullimi i mjeteve në Unazën e Re, ndërsa protesta u monitorua  nga forcat e policisë.

Gjatë paradites Gjykata e Tiranës ka lënë në burg tre banorët e Astirit të arrestuar pak ditë më parë. Ilir Katiraj, Gramoz Shehu dhe Skënder Doda akuzohen për veprat penale prishje e rendit publik, pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit si dhe organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme. Vendimi i togave të zeza nuk është mirëpritur nga avokati i të pandehurve, i cili e cilësoi atë si politik.

Banorët e Unazës së Re protestojnë prej një viti kundër prishjes së banesave të tyre për t’i hapur rrugë ndërtimit të Unazës së Madhe.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT