Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se në tryezën e nesërme të Presidentit Nishani për dialog me Kryeministrin Rama shkon me kërkesën e  pandryshuar për qeveri teknike, dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe implementimin e ligjit të dekriminalimzit.

 

“Në negociata shkojmë me kërkesën e pandryshueshme të lëvizjes popullore të 18 shkurtit, qeveri teknike pa Edi Ramën kryeministër, me mandat popullor për zbatimin e plotë të ligjit për dekriminalizimit, për luftë efektive kundër drogës, dhe për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme me rekomandimet e OSBE-ODHR dhe rekomandime shtesë të 17 shkurtit 2016, përfshirë votimin elektronik.”

 “Ky është vendimi i grupit parlamentar, pas një diskutimi jashtëzakonisht të detajuar me të gjithë anëtarët e grupit, dhe me këtë vendim, nesër unë jam i gatshëm, në një orë të përshtatur me zotin Rama, në formatin e propozuar nga Presidenti i Republikës, të marr përgjegjësitë që më takojnë si kryetar i opozitës.”

 “

Ndaj qendrimi është fare i qartë. Edi Ramës i kërkohet dorëheqja dhe bashkë me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, të bashkohemi në një front kundër së keqes. Partia Demokratike dhe opozita është e gatshme të heqë dorë nga pjesa morale e kësaj beteje që tregon me gisht përgjegjësin e vërtetë që është Edi Rama dhe Partia Socialiste, në momentin që këta bashkohen me ne për ti luftuar ato përmes një qeverie teknike me mandatin popullor që tashmë e dini

.”

Por, megjithëse shkon me kërkesa të pandryshueshme për qeveri teknike, Basha tha se është i hapur të diskutojë çdo rrugë tjetër që qeveria mund të ofrojë si garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme.  

Jam i hapur të dëgjoj se çfarë pala tjetër mund të ofrojë, ta harrojë se mund të ofrojë pushtet për PD-në tavolinë. Nuk e kemi kërkuar, dhe nuk do ta pranojmë. Asgjë që na shërben ne, gjithçka që u shërben qytetarëve.

Duke folur për lajmet që kanë qarkulluar gjatë ditës në media Basha tha “

Sot ju kanë ngopur me rrena”

.

 Ai tha se grupi parlamentar u mblodh sot për një komunikim të drejtpërdrejtë me Daul dhe Hahn, ku u përcoll shqetësimi i madh i tyre për situatën e krimit dhe drogës në Shqipëri. U përcoll po ashtu angazhimi afatgjatë i bashkimit Evropian për luftën kundër drogës.

 Basha në fjalën e tij ishte shume i ashpër me qëndrimin e ministrit të Jashtëm Gjerman, Sigmar Gabriel. “

E papranueshme është po kështu të identifikohet opozita si problem, siç ishte deklarata e Sigmar Gabrielit, në asnjë rresht të të cilit para takimit me mua sigurisht, nuk u përmed droga, krimi dhe as dialogu. Se kjo, për ne ishte e papranueshme dhe e papërgjegjshme dhe nuk i kontribuon zgjidhjes.”

/tvklan.al

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1494503847267458/