Veç platformës ekonomike që po bën publike në qytete të ndryshme të vendit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një takimi me Forumin Rinor të Gjirokastrës, ka zbuluar edhe pjesë nga ajo politike. Sipas tij për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, mënyra e votimit elektronik është më e mira.

Votimi elektronik, pra me gishtërinj që të mos mbledhin kartat një natë para, të mos kërkojnë fotografi të votës. Çështjen e financimit: kemi një model i cili po të vihet në funksion ligjërisht gjurmon në çdo bankë të Shqipërisë lëvizjen e “cash”-it. Se ju e dini që tre-katër ditë përpara shkojnë e nxjerrin “cash”-in për të blerë vota

”, deklaroi Basha.

Në një takim me banorë të Lazaratit, lideri i opozitës sulmoi qeverinë në lidhje me gjendjen ekonomike të vendit: “

Banda e Edi Ramës është e rrethuar nga një popullsi e dëshpëruar sepse dëshpërim mbollën me mbylljen e vendeve të punës, me çmimet e larta dhe faturat aforfe të energjisë elektrike, me taksat e larta. Programi i Partisë Demokratike për fermerët parashikon subvencione për çdo fermer, pa burokraci, pa NIPT, me kartën tuaj të identitetit do ta merrni subvencionin

”.

Pjesë të paketës ekonomike të opozitës janë edhe rivendosja e taksës së sheshtë 9%, ulja e çmimit të energjisë elektrike si dhe mbështetje e familjeve me të ardhura të ulëta.

TV KLAN