“Nuk është koha për politikë, duhet të ishte mirëmenaxhuar situata”

Refuzoi të bëjë politikë, duke apeluar për shtim të vëmendjes nga ana e qeverisë për të gjithë banorët e zonave të përmbytura.

Nga Shirgji i Shkodrës ku pa nga afër situatën e përmbytjeve në këtë qark, kreu I opozitës I shoqëruar nga kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi tha se duhen masa urgjente për tu ardhur në ndihmë banorëve, të cilët prej ditës së djeshme janë nën pushtetin e ujit.

“Nuk është koha për politike por gjendja mund të jete më e mirëmenaxhuar, detyra e shtetit, duhen masa transparente. Derdhja e kaskadës është dyfishuar. Përballë kësaj situate duhen masa urgjente, duhet dislokim i të gjitha resurseve shtetërore për t’u ardhur në ndihme banorëve.”

Akoma më problematike paraqitet situata në Obot, ku Basha u njoh nga kryebashkiakja e Shkodrës se me shtimin e reshjeve, në ndihmë banorëve do tu vihet me mjete lundruese.

Sipas Bashës edhe në këtë zonë, një ndër më problematiket për shkak edhe të nivelit shumë të ulur nën det, nevojitet ndërhyrje urgjente nga ana e qeverisë për banorët që rrezikojnë jetën nga prurjet e mëdha të ujit.

“Pashë dy kamionë e rëndësishme është të jenë këtu sepse izolimi i Obotit është tregues i një mungese totale të menaxhimit se nëse e dimë që situata po shkon drejt këtyre masave familjet të izolohen”.

Të dielën, kreu i demokratëve u ndal edhe në Torovicë dhe Bubq. Banorët u ankuan për dëmet e mëdha shkaktuar nga dalja e lumit Ishëm. Sipas tyre, edhe kanalet kulluese ka vite që nuk janë pastruar.

Tv Klan