Basha: Nëse nuk mbaj premtimet nuk kandidoj për mandatin e dytë



Basha: Nëse nuk mbaj premtimet nuk kandidoj për mandatin e dytë

10:13 02/03/2021

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar këtë të martë takime me biznese në kryeqytet, por edhe qytetarë të ndryshëm. Kreu i opozitës tha se selia blu ka në plan që t’u japë ndihmën që kanë nevojë njerëzve që për shkak të pandemisë u zhytën në borxhe. Basha u shpreh se i ka kërkuar qeverisë që t’i japë biznesit të vogël një çek prej 1000 Eurosh që prej shtatorit.

“Do japim një paketë ndihme anti-Covid për biznesin. Taksa 0.5% për bizneset nën 14 milion lekë të reja xhiro”, tha Basha. Drejtuesi i opozitës tha se bizeset e vogla nuk do të shqetësohen nga inspektorët tatimorë. Ai theksoi se do të vendoset një pullë në derën e çdo biznesi që nuk do të lejojë inspektorët që të vendosin gjoba të padrejta.

Për Bashën, problemet kanë ekzistuar prej kohësh, por pandemia i solli në pah. Ulje e çmimit të naftës, ulje e çmimit të energjisë për familjarët ishin disa nga premtimet e Bashës me qytetarët.

“Nëse nuk i mbaj angazhimet, nuk kandidoj për mandat të dytë”, tha ai.

Ndër të tjera, kreu i demokratëve foli për fiskalizimin dhe tha se ka një kosto 2000 Euro shtesë për bizneset./tvklan.al







Të ngjashme