Lulzim Basha ka thënë sot se nëse Rusia nuk normalizon situatën me Kosovën, Shqipëria nën drejtimin e tij nuk do të bëjë asnjë hap për marrëdhëniet dypalëshe. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Basha tha se nuk mund të bëhen hapa para, kur Rusia është një katalizator për mosnjohjen e Kosovës.

Në kohën e Partisë Socialiste është sigluar një traktat dhe për arsye të ndryshme nuk është ratifikuar nga qeveria e Partisë Demokratike. Jo vetëm kaq, por Partia Demokratike dhe unë kemi një qëndrim të qartë ndaj Federatës Ruse. Nëse nuk normalizon situatën për Kosovën, por përkundrazi shërben si një katalizator për mos-njohjen e Kosovës nuk do të ketë asnjë hap për marrëdhëniet bilaterale. Të tjerat janë dokrra hini dhe diversione”, tha Basha.

Më tej ka folur dhe çështjen e kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe premtoi se do ta dërgonte në gjykatë ndërkombëtare.

Sa i përket Greqisë, Shqipëria humbi një shans të artë për të dërguar çështje në një gjykatë ndërkombëtare. Jo vetëm kaq por Edi Rama na ka çuar në një pikë nëse do të aplikohen 12 miljet në pjesën që delimiton zonat ekskluzive. Ne e kemi të qartë që çështjen do ta dërgojmë në gjykatat ndërkombëtare”, shtoi numri një i opozitës./tvklan.al