Takimin me përfaqësuesit e grupit parlamentar për Shqipërinë në parlamentin britanik, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e fokusoi te shkaqet e krizës politike që sipas tij vijnë nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, një Prokurorie të pavarur që nuk i mbyll, por heton krimin e lidhur me pushtetin. Basha tha se nuk do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme pa u dënuar manipuluesit e 2017-ës.

“Politikanët që janë kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar për të vjedhur zgjedhjet e 2017-ës, duhet të ndëshkohen dhe jo të promovohen. Pa shkëputur lidhjet e krimit me politikën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Largimi i qeverisë dhe Kryeministrit të kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me krimin për të shkatërruar procesin zgjedhor të 2017 dhe krijimi i një qeverie tranzitore janë mënyra e vetme për zgjidhjen politike të krizës”.

Në dhomën e lordëve Basha u prit nga Lordi Peter Boëness, zv.Presidenti i Asmblesë Parlamentare të OSBE-së dhe nga Kryetari i Komisionit të Sigurisë dhe Inteligjencës, Dominic Grieve me te cilin foli për rrezikun sipas tij nga ndryshimi i kufijve në Ballkan.

“Çdo ide tjetër rrezikon paqen dhe stabilitetin rajonal, hap precedentë të rrezikshëm në Ballkan dhe përtej Ballkanit, si dhe dobëson krahun jugor të NATO-s duke i shërbyer agjendave që janë në konflikt me sigurinë dhe vlerat euroatlantike”.

Kreu i demokratëve pati takime edhe me komunitetin shqiptar ku premtoi të mos lejojë vendosjen e një takse në rrugën Tiranë-Durrës dhe anulimin e tarifës Rrugën e Kombit.

Tv Klan