Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka denoncuar një fakt të rëndë për një kompani në Elbasan, emrin e së cilës nuk e bëri më dije.

Gjatë fjalës së tij në Parlament, Basha iu drejtua Kryeministrit Edi Rama duke e pyetur nëse ka dijeni që kjo kompani ka përfituar 90 tendera nga Qeveria Rama me vlerë 20 milionë Euro. Sipas Bashës, 15 milionë Euro i ka marrë pa shpallje.

Por, kreu i opozitës deklaroi se kjo kompani tashmë është nën hetim nga agjencitë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit.

“Kjo kompani është pjesë e hetimit ndërkombëtar sepse përbën një nga nyjet e infrastrukturës së heroinës”,

tha Lulzim Basha.

/tvklan.al