Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me ekspertë të shendetësisë dhe ka folur për situatën e COVID-19. Basha tha se po bëhet një anti-menaxhin i situatës dhe problemet janë të mëdha.

Numri një i opozitës u kërkoi ekspertëve që të bëhen bashkë dhe t’i dalin urgjentisht para të keqes që madhe që mund të pllakos në vend.

Edhe një herë duhet t’u bëj thirrje me gjithë pezmatimin tuaj dhe të kolegëve tuaj me gjithë demotivimin dhe lodhjen që ka sjell tek personeli shëndetësor, të bëjmë një përpjekje tjetër për t’u rreshtuar edhe njëherë tjetër profesionalisht për problemet akute dhe t’i dalim urgjentisht para të keqes së madhe që do pllakos”, tha ai.

Më tej Basha njoftoi se brenda javës opozita do të ketë një program të qartë për menaxhimin e situatës që do i drejtohet qeverisë dhe kërkon prej saj që ta zbatojë. “Brenda javës duhet të dalim me një propozim konkret, drejtuar atyre që për fat të keq kanë çelësat e qeverisjes. Tani nuk bëhet fjalë për politikë, por bëhet fjalë për shëndetin dhe jetën e qytetarëve”, u shpreh Basha. Në fund ai tha: Duhet ta themi fort urgjentisht se çfarë duhet bërë konkretisht në këtë askpekt./tvklan.al