“Opozita nuk ka përgjegjësi për situatën politike”

“Nuk është gjykata ime, është gjykata juaj. Me noterë e parukierë siç i tha Presidenti nuk bëhet shtet”.

Ky ishte komenti i vetëm që Lulzim Basha bëri për situatën e krijuar me emërimet e reja në Gjykatën Kushtetuese, pas noterizimit të betimit nga Arta Vorps, anëtares që nuk njihet nga Presidenti i Republikës.

Në takim me qytetarët dhe fermerët e Urës Vajgurore, ku u ndal  kuadër të nismës “Rrugëtimi për Shqipërinë”, kryetari i Partisë Demokratike iu përgjigj edhe zërave kritikë që fajësojnë edhe opozitën për situatën politike.

“Kemi dalë edhe nga parlamenti për të mos u bërë pjesë e së keqes. Nuk duhet të prisni vetëm nga unë sepse duhet te behemi bashkë e mos të pranojmë shitjen e votës. Qëllimi është të bëhemi bashkë e të sjellim ditën e votës së lirë që ky regjim të marrë fund. Unë vetëm s’kam çfarë bëj”.

Përsa u përket problemeve të bujqësisë, Basha tha se dëmin më të madh, Kryeministri Edi Rama ia ka bërë këtij sektori. Zotimi i tij i parë ishte rimëkëmbja e këtij sektori me masa konkrete.

“Ndryshimet e TVSH-së do të marrin fund. Terrori për të pajisur fermerin me nipt do të marrë fund.

Qevërinë e ardhshme do e keni afër me subvecione të dretpërdrejta. Subvecioni do të ketë qëllimin t’ju zerojë kostot dhe t’ju çojë në treg të pakonkurrueshëm.

Në paketën tonë për arsimin do të ketë një zë të veçantë për zero tarifa për master por edhe për bursat në ato që i shërbejnë sektorit rural. Janë degë që do të mbështesim bujqësinë blegtorinë. Paratë për të subvecionuar tarifat e universitetit në degët për bujqësinë do të paguhet nga buxheti i shtetit.

Do të shiten produktet tona njëherë pastaj të huajat. Aksesi i prodhimeve tuaja në treg do të jetë i garantuar.

Masa tjetër që do ndërmarrim është që në infrastrukturë do të rezervojmë 50 milionë Euro minimum çdo vit në shërbim të bujqësisë, duke filluar nga rrugët në ara, ujësjellës, vaditja, kanalizimet, energji, impiante përpunimesh të produkteve, para publike që do të investohen”.

Basha premtoi gjithashtu kredi të buta edhe në bujqësi dhe mbështetje me fondet e BE.

Tv Klan