Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi këtë të enjte në emisionin “Opinion” në Tv Klan se në zgjedhjet e 25 Prillit nuk do të hyjë për provë.

Basha iu përgjigj pyetjes së gazetarit Blendi Fevziu se nëse ndihet gati për të fituar zgjedhjet apo do të hyjë sërish në garë për provë.

“PD nuk hyn për provë. Sot është e rëndësishme për shqiptarët alternativa”, tha Basha.

Duke komentuar protestën e naftëtarëve ditën e sotme, Lulzim Basha e krahasoi atë me gjendjen e Shqipërisë prej 7 vitesh. Sipas kryeopozitarit, vendi është në këtë gjendje për shkak të korrupsionit.

“Një stoli e një ministri do të shërbente për të paguar rrogat e këtyre njerëzve”, tha Basha, i cili premtoi se nëse shkon në pushtet personat që janë përgjegjës do të dalin para ligjit.  

“Nuk do të kursej asnjë njeri. Çdo përgjegjës për këtë degradim të pasurie. Kjo është tipike. Në kurriz të këtyre njerëzve janë pasuruar 3 apo 4 individë”, tha Basha./tvklan.al