Basha: Nuk mjafton largimi i ministrave, të ikë Rama

Basha: Nuk mjafton largimi i ministrave, të ikë Rama

19:19 29/12/2018

Për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, largimi 7 ministrave nuk mjafton, pasi sipas tij përgjegjës kryesor për keqqeverisjen është Kryeministri Rama.

“Njeriu i këtyre megaskandaleve mbetet sërish në krye të qeverisë. Por qytetarët e kanë forcën të rrëzojnë këtë bandë hajdutësh me në krye banditin Edi Rama. Natyrisht edhe kjo nuk mjafton, ne duhet të shembim sistemin, që kurrë më në kryeministri të bëhen pazare me oligarkët dhe kriminelët”.

Në krah të banorëve të Unazës së Re që protestojnë prej 54 ditësh, kreu i Partisë Demokratike tha se opozita kërkon vënien para drejtësisë të atyre që kanë shkelur ligjin në tenderimin e projektit të Unazës së Madhe.

“Kjo aferë nuk ka marrë zgjidhje deri sa ata që janë përgjegjës të jenë pas hekurave. Kjo qëndresë sëbashku me atë të studentëve është kthyer në shpresën e çdo shqiptari. Me këtë shpresë dhe besim të nisim betejën për një të ardhme më të mirë vitin tjetër”.

Basha ftoi shqiptarët që edhe me nisjen e vitit të ardhshëm të dalin në protestë kundër keqqeverisjes.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi