Basha: “Omerta”, kodi i heshtjes së Rilindjes

Posta

Basha: “Omerta”, kodi i heshtjes së Rilindjes

20:37 28/08/2019

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e konsideron “Rilindjen” organizatë të strukturuar kriminale, për të cilën thotë se vepron kodi i heshtjes që në zhargonin mafioz njihet si “omerta”.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se Kryeministri Edi Rama nuk ka reaguar për asnjë nga rastet e denoncuara nga opozita, ku përmend emrin e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako të cilit iu refuzua viza amerikane, si dhe për Pjerin Ndreun, Agim Kajmakun e Vorës të denoncuar së fundmi dhe Valdrin Pjetrin që rezultoi se ka probleme me formularin e Dekriminalizimit.

Sipas Lulzim Bashës, heshtja e Ramës është mbrojtje dhe promovim për personat me precedent kriminal.  

“Si në çdo organizatë kriminale, edhe në grupin e strukturuar kriminal të Rilindjes së Edi Ramës vepron kodi i heshtjes që në zhargonin mafioz njihet si “omerta”. Omerta për bankomatin personal Dako, omerta për Pjetrin, omerta për Jorgo Kajmakun, omerta për milionat e vjedhura shqiptarëve dhe miliona të tjera të shpenzuara për luks pushtetarësh kur shqiptarët zhyten në papunësi dhe varfëri.

Me heshtjen e tij Edi Rama mbron dhe promovon kriminelë dhe hajdutë dhe i përdor ata për të vjedhur zgjedhjet, sepse bashkë me ta pasurohet duke vjedhur shqiptarët dhe pastruar paratë e krimit. Por sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do të ketë as drejtësi dhe as demokraci, as punësim as mirëqënie sepse pushtetarët e korruptuar, kriminelët dhe oligarkët do të vjedhin dhe dhunojnë shqiptarët. Hajduti Psiqik përbën rrezik për jetën, mirëqenien dhe sigurinë e çdo familje. Ai dhe krimi i organizuar janë të pandashëm. Që të shpëtojmë Shqipërinë nga kriminelët me pushtet, duhet të largojmë Edi Ramën”, shkruan Lulzim Basha në rrjetet sociale. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi