Basha: Pagat e shqiptarëve, të fundit në rajon


Basha: Pagat e shqiptarëve, të fundit në rajon

17:30 19/07/2020

“Pasoja të taksës progresive dhe dështimit të qeverisë”

Pas këtyre të dhënave ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që thotë se këto janë pasojat katastrofike të taksës progresive dhe sipas tij, një nga dështimet më të mëdha të kësaj qeverie që punon vetëm për një grusht oligarkësh.

Basha thotë se shqiptarët meritojnë punë dhe mirëqenie dhe premton se demokratët do t’i rrisin të ardhurat duke lehtësuar barrën e detyrimeve dhe taksave.

“Taksa e sheshtë prej 9% do të jetë më e ulëta në rajon prej të cilës do përfitojnë të gjithë të punësuarit dhe vetëpunësuarit në vendin tonë”, thotë Basha.

Tv Klan




Të ngjashme