Basha para demokratëve: Jap dorëheqjen nëse mendoni se zgjedhjet ishin të rregullta



Basha para demokratëve: Jap dorëheqjen nëse mendoni se zgjedhjet ishin të rregullta

22:17 16/05/2021

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ofruar dorëheqjen e tij përpara demokratëve gjatë mbledhjes në Këshillin Kombëtar, nëse ata mendojnë se zgjedhjet e 25 Prillit kanë qenë të rregullta.

Gjatë fjalës së tij në këtë mbledhje, pjesë të cilës janë zbardhur nga Klan News, Basha ka thënë se ekzistojnë vetëm dy rrugë; ose zgjedhjet ishin të lira dhe do të dorëhiqet, ose janë vjedhur dhe do të vazhdojë betejën.

Nëse për ju zgjedhjet janë në rregull, atëherë unë jap dorëheqjen tani. Ose zgjedhjet janë të vjedhura dhe vazhdojmë në betejë”, mësohet të ketë thënë ndër të tjera Basha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së. /tvklan.al










Të ngjashme