Basha: Raporti i Dhomës Amerikane, këmbanë alarmi



Basha: Raporti i Dhomës Amerikane, këmbanë alarmi

10:02 30/06/2020

“Turizmi, prioritet i PD. Do të ulim taksat”

Indeksi i Dhomës Amerikane për klimën e biznesit, sipas kreut të opozitës, është këmbanë alarmi për krizën ekonomike në vend.

Nga Golemi ku u takua me operatorë turistikë, Lulzim Basha bëri përgjegjëse qeverinë për gjendjen e vështirë që po kalon në veçanti sektori i turizmit.

“Me këto të dhëna që kanë publikuar ata dje, nuk ka investitorë të huaj t’i afrohet Shqipërisë dhe kjo ka impakt të drejtëpërdrejtë tek imazhi edhe për turistët dhe natyrisht klima nuk është kaq e keqe vetëm për investitorët e huaj. Të parët që e vuani në kurriz jeni ju. Mungesa e transparencës, korrupsioni, rryshfeti, mungesa e infrastrukturës, klima e keqe për biznesit. Pa i ndrequr këto asjnë nga industritë nuk ngre kokë”.

Pas ardhjes në pushtet, Basha tha se qeveria e tij do të bëjë transparencë për çdo leje ndërtimi të dhënë në bregdet një vit përpara zgjedhjeve.

“Në veçanti lejet ekskluzive për ndërtime apo rindërtime që kanë të bëjnë me trojet publike në bregdet, të gjitha do t’i nënshtrohen testit të transparencës”.

Ulja e taksave për kreun e opozitës synon t’i japë frymëmarrje edhe sektorit të turizmit.

“Që javën e parë, moratorium për të gjithë inspektoriatet. Taksa e sheshtë 9%, eleminimi i taksës Rama mbi karburantin do krijojnë kushte jashtëzakonisht të favorshme përsa i përket parave që i mbetet në rradhë të parë sipërmarrjes, por edhe punëmarrësve dhe konsumatorit se në fund të fundit zinxhir është gjithçka, hallkat janë të gjitha të lidhura”.

Sipas Bashës, shkak i krizës ekonomike është keqqeverisja dhe kalimi i taksave të shqiptarëve në duart e miqve të Kryeministrit.

Tv Klan



Të ngjashme