Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është paraqitur paraditen e së mërkurës në Prokurorinë e Tiranës, ku pritet t’i komunikohet akuza për falsifikim të formularëve dhe pastrim parash në lidhje me kontratat e lobimit që ka firmosur në Amerike.

Më 13 Qershor Prokuroria e Tiranës përmes një fletë- thirrje drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike, ish –sekretarit të Përgjithshëm të kësaj force politike, Arben Ristanit dhe financierit Ilir Dervishi, prokuroria tha se do t’i komunikojë zyrtarisht akuzat në lidhje me burimin e parave të përdorura për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zgjedhjet e vitit 2017, nga një kompani me pronarë rusë.

Të hënën Basha iu drejtua me një letër Prokurorisë ku theksonte se thirrja konsiderohet shkelje e ligjit, pasi ai nuk është njohur me faktet mbi hetimin e parave të lobimit të PD-së në SHBA.

Refuzimit të Bashës për tu paraqitur më datë 17, prokurorët e çështjes iu përgjigjën duke urdhëruar shoqërimin e detyrueshëm të Luzim Bashës nëse ai nuk paraqitet në Prokurori mëngjesin e 20 Qershorit./tvklan.al