“Kemi plan për ta ndihmuar ekonominë”

Tregtari që takoi Lulzim Bashën në Tiranë zbuloi xhiron, që nuk i kishte kaluar 500 Lekët gjatë të gjithë ditës, për t’i treguar kreut të PD-së gjendjen e vështirë ekonomike që po kalonte.

Basha: Si ia del?

Tregtari: Kam marrë kredi.

Basha: Nuk nxjerr as bukën e gojës.

Tregtari: Shikoje xhiron 5 mijë Lekë sot.

Basha tha se kjo ishte koha që shteti të ndihmonte njerëzit, por të dhënat tregojnë se asgjë nuk po ndodh.

Dolën të dhënat sot që tregojnë se Shqipëria është vendi me kreditimin më të ulet në Ballkan. Kosova shpërndau 60 milion Euro për biznesin e vogël, ndërkohë që kryeministri merret me trillime”.

Basha tha se opozita ka një plan për t’i ardhur në ndihmë biznesit të vogël në një moment të vështirë si pandemia.

Tv Klan