Kryeopozitari, Lulzim Basha, tha se duke nisur nga sot, Partia Demokratike dhe opozita ka misionin e vetëm të prijë qytetarët në kryengritjen demokratike popullore për t’i dhënë fund regjimit të Kryeministrit Edi Rama.

Nuk ka rrugë tjetër përveçse ta çlirojmë nga konflikti i interesit që ka me krimin, kriminelët dhe oligarkët. Ta bëjmë këtë përmes miratimit të platformës opozitare për Shqipërinë, apo do ta bëjmë duke ftuar qytetarët vetë këtu në këtë sallë të marrin në dorë fatet e tyre? Kjo nuk është më në dorën tonë. Një gjë ju garantoj, duke nisur nga sot, PD dhe opozita ka një dhe vetëm një mision, t’i prijë qytetarëve drejt të drejtës së tyre më legjitime, të bëhen zot të fateve të vendit, të fateve të familjeve tyre, të fateve të fëmijëve të tyre, të bëhen zot të fateve të kësaj qeverie dhe këtij parlamenti përmes një kryengritjeje demokratike popullore për t’i dhënë fund regjimit të këtij të marri psikik, që vjedh dhe shkatërron Shqipërinë. Kjo duhet të marrë fund një orë e më parë.

Në çelje të sesionit të katërt të legjislaturës së nëntë të punimeve të Kuvendit, Basha i pyeti socialistët se kush janë ministret e reja të qeverisë Rama, të cilat i quajti “figurante” dhe “kukulla” të Kryeministrit Edi Rama.

Kush janë këto zonja? Anëtarët e Partisë Socialiste i njohin? Çfarë kontributesh kanë ato në këtë vend? Ato janë vetëm kukullat e Edi Ramës… Bëri si Ismail Qemali dhe Hasan Prishtina, por i ra fasada dhe doli si Enver Hoxha, edhe Kryeministër edhe Ministër i Jashtëm.  Asgjë e mirë s’mund të vijë nga kjo, faturën vazhdon ta paguajë populli, studentët. Faturën për këtë të marrë e paguajnë studentët

”, tha Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2210771019241230/

Nuk ka lekë për të ulur tarifat, del një nga figurinat dhe thotë do t’ia marrim koncesionit Thumanë-Kashar

”, tha Basha, duke shtuar se e vërteta është se ai koncesion duhet anuluar, por në buxhetin e vitit 2019 nuk ka vend.

/tvklan.al