Basha: I gatshëm për dialog me ndërkombëtarët

Basha: I gatshëm për dialog me ndërkombëtarët

18:02 14/05/2019

Lulzim Basha pranon angazhimin e faktorit ndërkombëtar si ndërmjetësues për zgjidhjen e krizës politike, por prerazi thotë se kusht në këtë proces politik është largimi i kryeministrit Rama. Në tryezën e dialogut me kundërshtarin e tij politik është i gatshëm të ulet me të vetëm si Kryetar i Partisë Socialiste.

Jam njohur këto 24 orë me qëndrimet e partnerëve ndërkombëtarë. U kam komunikuar miqve ndërkombëtarë se mirëpres angazhimin e tyre për zgjidhjen e krizës politike në vend. PD dhe opozita kanë qenë dhe janë gati të përfshihen në një proces të vërtetë politik me ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtare për të zgjidhur këtë krizë dhe për t’u kthyer shqiptarëve sovranitetit nga një qeveri dhe parlament ilegjitim. Largimi i Edi Ramës është çelësi që i hap rrugën këtij procesi politik. Një qeveri tranzitore me detyra të përcaktuara qartë. Të gatshëm të diskutojmë edhe për detyra e reforma të tjera kushtetuese e zgjedhore që askush në të ardhmen të mos ketë me mundësi të marrë peng vendin, duke marrë peng zgjedhjet. Duke krijuar një shumicë të pakicës që sundon mbi shumicën e pakicës. Parimet që udhëheqin Europën do të jenë ato euripaine. Precedentët nuk mungojnë, as në 91 as në 97, as në rajon, mungon vetëm vullneti i atij që mban peng vendin. Ky është qëndrimi me dritëshkurtër që një politikan shqiptar ka mbajtur në këto 29 vjet. Kjo krize e thellë politike nuk mbyllet me propagandën bajate të ERTV

.”

Kryeministri Rama e cilësoi antikushtetuese shtyerjen e datës së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, por Lulzim Basha i kujton precedentë të ngjashëm.

Është Edi Rama që ka shtyrë dy herë zgjedhjet lokale ne vitin 2007. Mekanizëm pra ka, se nuk besoj që është rrënuar kaq shumë, sa të mos mbajë mend se zgjedhjet janë shtyrë dy herë.  Janë justifikimet e fundit të njeriut që ka humbur lidhjet me realitetin. Ai është ngjitur pas karriges, që e ka marrë peng krimi i organizuar. Dhe nuk është justifikim ajo që thotë se nuk iki se jam i kërcënuar. Kush e kërcënon? Krimi i organizuar? Është ngjarje e ndodhur më parë edhe kjo. Një kryeministër i marrë peng nga krimi duhet të largohet një orë më parë. Por besoj se ai është bashkëpunëtor me krimin. Këtë e provon edhe lista e kandidateve. Kandidati i Shijakut i vendosur nga Avdylajt dhe Keçajt. Shumë shpejt do të dalin fakte për këtë. Kandidatja e Durrësit që është peng i njeriut të dosjes 339. Lista  Edi Rames është pasqyra e qeverise së Ramës.”

E teksa maxhoranca është e vendosur për të shkuar në zgjedhjet vendore me kandidatët e saj, këta të fundit janë vënë në shënjestër të akuzave nga Lulzim Basha.

Nga beteja e nisur me qytetarët thotë se nuk ka kthim pas.

Për të vendosur në lidhje me vijimin e aksionit opozitar, të mërkurën kreu i demokratëve do të thërrasë forumet më të larta drejtuese të kësaj force politike, si dhe do të takohet me krerët e partive aleate.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT